Fondacioni “Wilberforce” është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, e krishterë, shqiptare, që synon të ndikojë në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes së vlerave dhe parimeve të krishtera.

Fondacioni “Wilberforce” synon:

Të inkurajojë dhe nxisë individë dhe grupe që mishërojnë vlerat dhe parimet e krishtera në angazhimet e tyre në jetën publike.

Të inkurajojë dhe nxisë hartimin e politikave dhe ligjeve në dobi të transformimit të shëndoshë moral të shoqërisë shqiptare në bazë të vlerave dhe parimeve të krishtera.

Fusha e Veprimtarisë

Fondacioni “Wilberforce” synon t’i përmbushë qëllimet e tij nëpërmjet:


1.

Themelimit të institucioneve arsimore dhe edukative për formimin e drejtuesve.

2.

Analizave, studimeve dhe rekomandimeve për përfshirjen e vlerave dhe parimeve të krishtera në politikat dhe legjislacionin shqiptar.

3.

Botimit të literaturës në formë fletëpalosjesh, manualesh, gazetash, revistash, librash.

4.

Organizimit të aktiviteteve të ndryshme si seminare, tubime, forume, shkolla verore, konferenca, samite, fushata informimi.

5.

Shprehjes së vizionit për transformimin moral të shoqërisë përmes mediave të ndryshme.

6.

Hapjes së bibliotekave dhe librarive për inkurajimin dhe nxitjen e mendimit të krishterë.

7.

Përpjekjes për angazhimin praktik të personave publikë në jetën e komunitetit.

Merrini njoftimet tona me email

Kush Jemi

Fondacioni “Wilberforce” është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, e krishterë, shqiptare, që synon të ndikojë në shoqërinë shqiptare nëpërmjet nxitjes së vlerave dhe parimeve të krishtera.

Fondacioni themelohet dhe funksionon në përputhje me Ligjin nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar, dispozitat përkatëse të Kodit Civil, Ligjin nr. 8789, datë 07.05.2001 “Për regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, legjislacionin shqiptar në përgjithësi, dhe me aktet themeluese të tij.

Na kontaktoni

Fondacioni Wilberforce
Rruga Myrtezim Këlliçi, Nr. 7
Tiranë, Shqipëri

Email: [email protected]